NEW BASKET - AS PRISHTINA

Spaqi me AS Prishtinën, triumfojnë në Prizren
17 October, 2019 @19:08
Skuadra e AS Prishtinës, në ndeshjen e parë të stinorit 2019/20, e mposhti New Basketin me rezultat 51-62.
Djelmoshat e trajnerit Valentin Spaqi, epërsinë e krijuan në çerekun e parë, në të cilin me mbrojtje të fortë pësuan vetëm 9 pikë, ndërsa ritmin më pas e mbajtën deri në fund të ndeshjes dhe kështu e mposhtën kundërshtarin.
Dion Haxhosaj shkëlqeu te AS Prishtina me 22 pikë, derisa në trapez i rrëmbeu 19 kërcime. Së bashku me Dionin u dalluan edhe Rron Kurti me 16 pikë dhe Kreshnik Muçolli me 14 pikë të tjera.
Te New Basketi më i veçuari ishte Lavdim Morina me 17 pikë, kurse mori ndihmë edhe nga Hajriz Hazeri me 11 pikë të tjera.
AS Prishtina në xhiron e dytë pushon, kurse New Basketi luan me Istogun.