Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REKORD

Steph Curry mbi të gjithë, gjuajtësi më i mirë në histori!

Foto: NBA

Steph Curry mbi të gjithë, gjuajtësi më i mirë në histori!


15 December, 2021 @9:35

Tashmë edhe zyrtarisht, Steph Curry është gjuajtësi më i mirë në histori të NBA!

Me 5 trepikëshat e shënuar e mbrëmë ndaj New Yorkut, Steph Curry tashmë ka më së shumti trepikësha të shënuar në histori të NBA, gjithsej 2974, një më shumë se Ray Allen i vendit të dytë (2973).

Takimi i mbrëmshem mes Knicks dhe Golden State Warriors përfundoi me rezultat 96-105 në të mirë të Warriors, e Steph Curry këtë takim e mbylli me 22 pikë të shënuara.

Rekordi në fjalë i Curryt duket edhe më i veçantë kur i shtohet fakti që këtë rekord Curry e ka arritur me 511 ndeshje më pak të luajtura sesa Ray Allen.

Lista e plotë e “shuterëve” më të mirë të trepikëshave në NBA.


 
Të gjitha lajmet nga NBA