PRISHTINA - PEJA

Super derbi sonte, Prishtina pret Pejën
18 September, 2021 @10:49
Ndeshja e dytë e ditës së sotme në kuadër të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në basketboll, do të luhet me super derbin në mes të Prishtinës dhe Pejës.
Njëra ndër duelet më të zjarrta në Superligës, do të luhet nga ora 19:00 në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë.
Prishtina në xhiron e parë e kishte mposhtur bindshëm Dritë, derisa edhe Peja kishte dominuar ndeshjen kundër Bashkimit.