BKT SUPERLIGA

BOROZANI/ Edrin Shkuliqi
Super derbi sonte
2 March, 2013 @12:18
Sonte me fillim prej orës 20:00 luhet derbi më i madh i basketbollit të Kosovës, ku Peja pret Sigal Prishtinën në palestrën Karagaç të Pejës.
Sigal Prishtina, e cila për herë të parë ka marrë kreun në tabelë, në saje të koshaverazhit më të mirë, ndaj Pejës sonte shkon për rezultat të favorshëm, por sa do të arrij ta bëjë këtë mbetet të shihet.
Në anën tjetër pejanët janë euforik para derbit, dëshirojnë të tregojnë se epoka e dominimit të Prishtinës ka përfunduar dhe me çdo kusht kërkojnë fitore.
Ndeshja pritet të luhet deri në frymën e fundit, derisa të dyja skuadrat kanë mposhtur njëra-tjetrën si vendës - që është humbja e vetme e të dyve.
Sonte Peja ose Sigal Prishtina do të përjetojnë humbjen e dytë, ndërsa vetëm njëra fitoren e madhe.
Në kuadër të xhiros së dytë të fazës pranverore të Superligës, sot zhvillohet edhe ndeshja RTV 21 - Vëllaznimi, ku prishtinasit presin fitoren e parë me skuadrën e tyre të stërpërforcuar pas afatit kalimtar dhe humbjes ndaj Pejës në ndeshjen e parë.
BKT SUPERLIGA:
2 mars, 18:30, Pallati i Rinisë | RTV 21 - Vëllaznimi | ||
2 mars, 20:00, Karagaç | Peja - Sigal Prishtina | ||
3 mars, 18:00, Bashkim Selishta | Drita - Sigkos Bashkimi | ||
3 mars, 20:00, Jeton Tërstena | Kosova V - Trepça |