Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MAVS - SPURS

Super Doncic me rekord, Mavs triumfon në derbi

Super Doncic me rekord, Mavs triumfon në derbi


19 November, 2019 @9:58

Derbi i Teksasit në mes të Dallas Mavericks dhe San Antonio Spurs, përfundoi me fitoren e Dallasit me rezultat 117-110.

Si zakonisht te Dallasi shkëlqeu ylli slloven Luka Doncic. Ai luajti me shifrat triple-double prej 42 pikëve, 12 asistimeve e 11 kërcimeve,derisa kjo ishte shifra më e lartë në karrierën e tij.

Doncic pas LeBron Jamesit u bë lojtari i dytë në histori të NBA-së që arriti të bëj triple-double me mbi 40 pikë.

Te San Antonio u dallua DeMar DeRozan me 36 pikë, por nuk mjaftoi për fitore.

Dallasi me 8 fitore e 5 humbje gjendet në pozitën e pestë në Konferencën Perëndimore, kurse Spurs ka bilanc prej 5 fitoreve e 9 humbjeve deri më tani.


 
Të gjitha lajmet nga NBA