ALEKS TODOROV
Synimi i radhës: çerekfinalja
26 January, 2017 @13:55
Trajneri maqedon i Pejës, Aleksandar Todorov, ka thënë pas ndeshjes së fituar ndaj Tiranës mbrëmë se ekipi ka arritur qëllimin e parë të këtij stinori, të fitojë grupin.
“Kemi luajtur sipas planit dhe fitorja erdhi, kështu ne siguruam vendin e parë në grup. Ky ka qenë qëllimi ynë i parë dhe tash shpresoj të vazhdojmë me lojëra të mira ndaj Teodos dhe Kumanovës për të siguruar një vend të çerekfinale,” ka thënë Todorov, shkruan faqja zyrtare e BIBL sot.
Peja ka përfunduar si lidere e Grupit B dhe tash si e kualifikuar do të merr pjesë në Grupin D, ku ia nis me bilanc 1-1.
TABELA AKTUALE E GRUPEVE A dhe B
Peja ka mbetur si krenari e ekipeve kosovare në BIBL këtë stinor, pasi që përveç verdhezinjëve asnjë ekip tjetër nuk ka arritur të kalojë në fazën e dytë të garave të BIBL!