LLAPI FITON, POR ENDE NË ETHE MBIJETESE

FototË KFLlapi/ fb
Tahiri vendos, Llapi për herë të parë këtë stinor mposhti Ballkanin!
17 May, 2025 @23:47
Fitore tepër e rëndësishme për Llapin ka ardhur sot, ndërsa sulmuesi në formë i tyre Ardit Tahiri përsëri është treguar vendimtar. Ai ka shënuar në fillim të ndeshjes, por kjo ka qenë e mjaftueshme që ekipi i Tahir Batatinës të sigurojë tre pikë të mëdha në luftë për mbijetesë, Ballkani - Llapi 0-1 [Ardit Tahiri 13’]. Tahiri ka shënuar golin e 15-të të stinorit! Asistimi erdhi nga gjuajtja e lirë, prej Arbnor Ramadanit.
Përndryshe, kjo ka qenë fitorja e parë e Llapit këtë stinor në Superligë, pas tre dueleve tjera të luajtura përgjatë stinorit. Fitorja, mbanë Llapin në lojë për mbijetesë dhe barazh, por asnjëra e sigurt! Ata edhe mund të bien nga Superliga në xhiron e fundit!
Ballkani, që përfundoi si nënkampion këtë stinor, pas 35 xhirove ka 61 pikë. Llapi është i teti aktualisht (pozitë për barazh) me 44 pikë. Mbi ta Prishtina ka 47, nën ta Suhareka (në zonë të rënies) 42!