FOTIS TAKIANOS
Takianos: Kemi pritur fitore
18 September, 2021 @21:07
Trajneri i Rahovecit, Fotis Takianos, është shprehur të ketë pritur fitore ndaj Dritës sot, derisa dihet cilësia e ekipit kundërshtar.
Ai ka thënë se opsion tjetër nuk ka pasur për ekipin e tij në këtë ndeshje.
“Këtë ndeshje është dashur ta fitonim me çdo kusht. E dimë se ata nuk janë plotësisht gati dhe ende s’kanë shumë lojtarë në ekip, këtë e shfrytëzuam. Kemi kontrolluar ndeshjen nga fillimi, ndërsa me kohë morrëm kontrollin edhe nën kosh për të shkuar te fitorja, jo edhe aq e lehtë në dukje,” ka thënë trajneri grek i vreshtarëve.
“Fitoren e kemi pritur në këtë ndeshje, përkundër se kemi lojtarë të lënduar në ekip. Tash duhet të pushojmë pak, ashtu që të përgatitemi për ndeshjen e radhës, si dhe të presim rikthimin e të lënduarve,” ka thënë në fund ai.
Pas humbjes në xhiron e parë, Rahoveci ka shënuar fitoren e parë të stinorit sot, duke e mposhtur Dritën me rezultat 99-73.