PLAYOFFS
Tatum madhështor, Celtics fiton ndeshjen e tretë
29 May, 2021 @15:43
Boston Celtics ka mposhtur Brooklyn Nets me rezultatin 125-119, duke e çuar rezultatin e serisë në 2-1.
Jason Tatum ka zhvilluar një nga ndeshjet më të mira në karrierë, duke shënuar hiç më pak se 50 pikë kundër një prej ekipeve pretendente për titull në NBA. Me këtë performancë, Tatumi futet në TOP-5she në listën e lojtarëve që kanë shënuar më së shumti pikë në një ndeshje playoffi me Celtics.
Për Brooklynin u dalluar dyshja Harden-Durant me 41, respektivisht 39 pikë, por që nuk ishin të mjaftueshme për t’i bërë ballë Celticsit.
Ndeshja e radhës e serisë luhet përsëri në Boston më 31 maj në ora 01:00 sipas orës tonë lokale.