ANTONIS CONSTANTINIDES
Të gatshëm për trofe
8 February, 2016 @8:57
I lumtur nga fitorja e madhe ndaj Pejës së pamposhtur deri sot në Superligë, Antonis Constantinides, ka thënë se tashmë e sheh ekipin të gatshëm për trofe.
“I përgëzoj lojtarët dhe jam tepër i lumtur për rezultatin e ndeshjes. Ishim gjatë gjithë kohës në epërsi të thellë dhe kjo tregon se jemi të gatshëm që të luftojmë për trofetë,” ka thënë trajneri i Prishtinës pas ndeshjes.
Constantinides ende nuk di për humbje me Sigal Prishtinën prej se e ka marrë drejtimin e ekipit në janar të këtij viti.
Sigal Prishtina ka kapur serinë prej 8-0 në të gjitha garat, ndërsa ia ka shkaktuar humbjen e parë Pejës në Superligë këtë stinor, pas 15 ndeshjeve.