SIGAL PRISHTINA
Të gatshëm
26 March, 2014 @10:58
E përforcuar, e përgatitur, e organizuar - Sigal Prishtina është plotësisht e gatshmë kundër njërës ndër skuadrat më të forta të ligës ballkanike, Levski Sofia.
Ndeshja që luhet sonte do të përcaktojë pjesëmarrësin direkt në gjysmëfinale apo Final Four të Balkan League, derisa tjetri do të duhet të përballet me Kumanovën në çerekfinale, apo Final 6.
Fjalë të tepërta nuk duhet thënë për këtë ndeshje, pasi që edhe Granit Rugova, i cili i është rikthyer koshave pas lëndimit është i gatshëm, që domethënë se prishtinasit janë plotësisht të gatshëm edhe me lojtarë edhe me gjithçka tjetër për këtë ndeshje.
Marin Dokuzovski lartësoi cilësinë e bullgarëve, duke ditur se janë ekipi më i pasur i BIBL, derisa Dardan Berisha vazhdon të jetë superior në lojën e tij dhe duhet ta vazhdojë këtë gjë së paku edhe sonte.
E tëra çka duhet bërë Sigal Prishtina sonte është fitore dhe misioni TOP 2 - do të jetë i kompletuar - e pastaj ndoshta edhe organizimi i Final Four.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
BALKAN LEAGUE, Sonte:
17:30 Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë | Sigal Prishtina - Levski Sofia | Përballjet e deritashme: Sigal Prishtina - Levski Sofia (0-1) | Gjyqtarë: Ioannis Foufis, Igor Dragojevic dhe Ognjen Jokic; |