Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA INFORMATORI NR. 12

Të gjitha dënimet nga Xhiroja XII

Foto: FBK

Të gjitha dënimet nga Xhiroja XII


30 November, 2022 @11:19

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar Informatorin Nr 12 të Superligës, që tregon për Vendimet e marra nga Komisioni i Garave (KG) pas ndeshjeve të fundjavës që e lamë pas në kuadër të elitës së basketbollit.

Kësaj radhe, Informatori Nr 12 është pritur me interes, pas incidenteve të shkaktuara në ndeshjen derbi, Trepça - Peja, të zhvilluar në Mitrovicë ku kishte shumë ndodhi jo sportive.

Shkojmë radhazi, sipas Informatorit:

Vëllaznimi - Ylli, një gabim teknik për Vëllaznimin, që e dënon klubin me 50 euro.

Prizreni - Rahoveci, dënime në shumën totale prej 650 euro për Rahovecin, prej ku 300 euro për klubin, 300 euro për trajnerin si dhe 50 euro tjera për klubin. Gjithashtu, janë suspenduar Blerim Delibeqa dhe Ardian Sharku me nga një ndeshje mosparaqitje.

“Dy gabimet teknike (GT) të njëpasnjëshme. GT i parë për reagim ndaj vendimit të gjyqtarit, GT i dytë prë shkak të sharjeve të njëpasnjëshme ndaj gjyqtarëve. Muhamed Thaci ndëshkohet me GT për shkak reagimit josportiv dhe lëshim të zonës së tranjerit duke u kthyer nga tavolina zyrtare në drejtim të vëzhguesit me tone të larta dhe ofendime. Pas përfundimit të ndeshjes, ndimës-trajneri i Rahovecit B. Delibeqa dhe përfaqësuesi zyrtar A. Sharku kanë vazhduar me ofendime dhe kërcime ndaj gjyqtaraëve, FBK-së dhe Komesarit të Garave. Gjatë shkuarjes në zhveshtore është goditur dera e gjyqtarëve nga ana e këtyre personave.”

Trepça - Peja, 2100 euro dënime në të holla për Trepçën, 3 ndeshje si vendas pa shikues, procedurë disipilinore ndaj Lindrit Misinit, suspendim me 2 ndeshje për treshen e gjyqtarëve dhe vëzhguesin.

“Nga fillimi i ndeshjes ka pasur ofendime dhe hedhje të gjësendeve. Në çerekun e tretë (8’), ka pasur hedhje të shkrepëseve, shisheve të shumta dhe ndeshja u ndërpre. Gjatë hyrjes në zhveshtore, ekipi mysafir u sulmua nga persona të panjohur dhe nga sigurimi gjithashtu. Me konsultim të referëve u morr vendimi për zbrazjen e tifozëve nga pjesa e mysafirëve. Gjatë hyrjes në zhveshtore në tunel është goditur A. Elshani (anëtar i kryesisë KB Peja), supozohet Lindrit Misini (zyrtar i KB Trepça), këtë e konfirmuan gjyqtarët. Gjyqtari i parë hyn në zhveshtore të mysafirëve dhe konsultohet e informohet se si nuk është bërë sigurimi i bankës së tyre. Loja vazhdon me 30-35min. vonesë, me një pjesë të tribunës së zbrazur. Në fund të ndeshjes ka pasur hedhje të shumta (shkrepëse, shishe uji) në drejtim të lojtarëve dhe udhëheqësve të KB Peja. Ekipi mysafir hyn në zhveshtore, në fund të ndeshjes disa persona të panjohur i sulen tunelit dhe sulmojnë lojtarët dhe udhëheqësinë e KB Peja. Pastaj u arrestuan disa persona që tentuan të sulmojnë. Vërejtje tjera: Edhe pse ka pasur policë të mjaftueshëm, nuk ka qenë e mundur me u mbajtë rendi në sallë. Në anën e majtë të tavolinës zyrtare nuk ka punuar sinjalizuesi i sulmit (LED).”


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga