Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KONFERENCA

Telashe te kampioni, s’kthehet Durant

Foto: nba.com

Telashe te kampioni, s’kthehet Durant


6 June, 2019 @22:06

Tashmë është konfirmuar nga vetë trajneri i Golden State Warriors. Steve Kerr ka bërë të ditur në konferencën e sotme për shtyp se ylli i ekipit, Kevin Durant, për shkak të lëndimit ende nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës, rrjedhimisht do të mungojë edhe në përballjen e katërt të serisë finale të NBA-së.

“Kevin s’do të luajë. Ai do të vazhdojë të trajtohet nga mjekët dhe të punojë për tu bërë gati për ndeshjet tjera. Por s’do të jetë në gjendje të luajë ndeshjen e katërt të serisë finale,” ka thënë Kerr sot.

Mirëpo, nëse ka diçka të mirë te ëarriors, është fakti që pritet kthimi i Klay Thompson për ndeshjen e katërt të serisë.

“Klay planifikon të luajë nesër. Ne presim që ai të luajë,” ka thënë Kerr.

Golden State Warriors është në disanvatazh në serinë finale të NBA-së. Toronto Raptors është duke e udhëhequr serinë aktualisht 2-1. Ndeshja e katërt e serisë luhet në shtëpi të luftëtarëve.


 
Të gjitha lajmet nga NBA