Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

5 GRUPE, 18 PJESEMARRES

Teodo i bashkohet BIBL

Pamje nga arkivi gjatë duelit Bashkimi-Teodo/ TOPSPORTI/ A. P.

Teodo i bashkohet BIBL


10 October, 2020 @21:58

Skuadra nga Mali i Zi, Teodo, është skuadra e fundit për këtë stinor që i është bashkuar ligës ballkanike në basketboll dhe me këtë është përmbyllur pranimi në këtë ligë.

Më parë, në këtë ligë skuadrat kosovare ‘luftonin’ për të marrë pjesë, ndërsa tash me themelimin e Ligës Unike, vëmendja është ndërruar.

Teodo nga Tivati i Malit të Zi do të merr pjesë në grupin ku bëjnë pjesë ekipet bullgare, maqedonase dhe malazeze, karshi me ato izraelite, ndërsa ekipet më të mira nga grupet do të shkojnë tutje.

Këtë stinor në BIBL është ndërruar formati i garave pasi që Izraeli ka dërguar thuajse tërë ligën elite të saj aty, ndërsa nga vendet tjera të përmendura marrin pjesë nga dy skuadra.

GRUPI A: Bnei Herzilya, Hapoel Haifa, Hapoel Telaviv;

GRUPI B: Galil Gilboa, Ironi Nahariya, Maccabi Haifa;

GRUPI C: Hapoel Holon, Hapoel Eilat, Ironi Ziona;

GRUPI D: Hapoel Beer Sheva, Hapoel Jerusalem, Maccabi Rishon;

GRUPI E: Akademik Plovdiv, Beroe, Ibar, Kumanovo, Teodo, TFT;

Nga grupet izraelite A, B, C dhe D, fituesit shkojnë tutje, kurse nga grupi E katër ekipet e para, për të shkuar në fazën tjetër të garës.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League