Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TIRANA - VLLAZNIA

Tirana shkëlqen në pjesën e dytë, mposhtë Vllazninë në Ligën Unike

Foto: KB Tirana

Tirana shkëlqen në pjesën e dytë, mposhtë Vllazninë në Ligën Unike


2 February, 2022 @18:48

Në duelin mes dy skuadrave nga Shqipëria në Ligën Unike, sonte Tirana e ka mposhtur Vllazninë e Shkodrës.

Këtë takim Tirana e fitoi me rezultat 96-82.

Pjesa e parë mes skuadrave u mbyll me rezultat të ngushtë. Çereku i parë i takoi Vllaznisë (14-27), e më pas Tirana u këndell në të dytin (31-17), duke bërë që skuadrat në pushim të shkonin me dallim një-pikësh, 45-44 për Tiranën.

E shpërthimi i Tiranës erdhi në pjesën e dytë. “Tironasit” i fituan dy çerekët e fundit 24-17 dhe 27-21, për ta fituar kështu këtë takim.

Reggie Clark (21 pikë, 4 asistime, 1 kërcim) dhe Eldi Hysa (20 pikë, 7 kërcime, 6 asistime) ishin më të mirët te Tirana sonte, e te Vllaznia më së shumti pikë sonte pati Robert Shestani, gjithsej 18. Përveç tij pikë dyshifrore te shkodranët patën edhe Andre Walker Jr. (16) dhe Rashawn Williams (14).

Me këtë fitore, bilanci i Tiranës në Ligën Unike tashmë është 5-5, kurse Vllaznia me bilanc 2-8 është e fundit në këtë ligë për momentin.

Xhiron e ardhshme, Tirana luan si mysafire e Pejës më 3 mars, e Vllaznia në po të njëjtën datë luan në shtëpi me Prizrenin.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike