ALEKSANDAR TODOROV
Todorov: Çereku i katërt ishte i tmerrshëm
17 February, 2017 @18:52
Trajneri i Pejës, Aleksandar Todorov, pas ndeshjes me Bashkimin, e shprehu pakënaqësinë e tij për lojën e dobët të skuadrës së tij në çerekun e katërt, megjithëse në fund fitores i’u gëzua Peja.
“Ishte një pjesë e tmerrshme në çerekun e katërt, ku ne shënuam vetëm katër pikë dhe në fund të vend se të fitojmë me lehtësi dhe me epërsi ndoshta mbi 10 pikëshe, ne dështuam në gjashtë tentime nga gjuajtjet e lira. Përfundimisht, ne do ta mund ta përfundonim ndeshjen shumë më lehtë,” tha Todorov për kanalin transmetues, Supersport.
Më tej, ai tha se synimi i Pejës është Kupa e Kosovës dhe pavarësisht se kush do të jetë në finale, do të luftojnë për këtë qëllim.
“Për ta fituar Kupën duhet të fitojmë dy ndeshje brenda tri ditëve. Pavarësisht se kush do të jetë në finale, ne duhet të fitojmë. E duam Kupën dhe për këtë do të jemi të përgatitur si për Sigal Prishtinën, ashtu edhe për Trepçën.”