TOP 10 PERFORMANCES @ GW 8
TOP 10 performancat në Superligë (VIII)
14 November, 2018 @20:17
Pas përfundimit të ndeshje të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në basketboll, Eurobasket.com ka përzgjedhur lojtarët më të dalluar të xhiros.
Amerikani i Yllit, Robert Jones III, i cili shkëlqeu me 32 pikë e 12 kërcime kundër Bashkimit, është përzgjedhur më i miri i xhiros.
Pas tij në vend të dytë është renditur Divine Myles. Fundori amerikan në ndeshjen kundër Trepçës luajti me 32 pikë, 6 asistime e 5 kërcime.
I treti në renditje është lojtari i Boreas, Beqë Kovaçi, i cili përkundër humbjes së ekipit, ka pasur paraqitje të mirë ndaj Rahovecit. Kovaçi mbylli ndeshjen me 31 pikë, 7 kërcime e 4 asistime.
Të tjetër në TOP 10 të xhiros sipas renditjes janë: 4. Dardan Berisha (Prishtina), 5. DeShon Minnis (Rahoveci), 6. Dwane Miner (Trepça), 7.Urim Zenelaj (Prizreni), 8. Atik Koshi (Rahoveci), 9. Terrell Everett (Ylli) dhe 10. Elliot Cole (Prizreni).