Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE QUARTERFINALS

TOP 5-shja e çerekfinaleve (Kupa e Kosovës)

TOP 5-shja e çerekfinaleve (Kupa e Kosovës)


5 February, 2021 @8:30

Gjatë dy ditëve të kaluara, në Suharekë janë luajtur 4 ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në basketboll.

Pas këtyre ndeshjeve, TopSporti.com ka zgjedhur 5 lojtarët më të dalluar të fazës çerekfinale, për ta formuar kështu pesëshen e kësaj faze.

Duke pasur parasysh që gjatë këtyre katër ndeshjeve pati shumë lojtarë me paraqitje fenomenale, përzgjedhja e top 5-shes kësaj radhe ishte më e vështirë se zakonisht.

Sipas TopSportit, pesëshja e çerekfinaleve të Kupës së Kosovës për këtë sezon është kjo: Nigel Johnson (Prishtina), Dardan Berisha (Peja), Arti Hajdari (Prizreni), Drilon Hajrizi (Trepça) dhe Emmanuel Omogbo (Vëllaznimi).

Në fitoren e Prishtinës ndaj Pejës, Nigel Johnson ndaj ish-skuadrës së tij luajti me 33 pikë, 8 kërcime, 7 asistime e 6 topa të rrëmbyer, duke qenë më i dalluari në fitoren e Prishtinës.

Nga kjo ndeshje në pesëshe ka arritur të futet edhe Dardan Berisha, i cili përkundër humbjes së Pejës, ishte fantastik. Ai luajti me 31 pikë (9 treshe), 12 asistime e 8 kërcime.

SKEMA E KUPËS

Nga ndeshja Prizreni vs. Vëllaznimi, ndeshje tejet dramatike, nga skuadra fituese vend në pesëshe zë Arti Hajdari. Ai mbrëmë shkëlqeu me 31 pikë, 2 kërcime e 1 asistim, duke luajtur rol kyq në fitoren e Prizrenit.

Në anën tjetër, te Vëllaznimi fantastik ishte Emmanuel Omogbo. Ky i fundit luajti me 25 pikë, 16 kërcime e 9 asistime, duke arritur të futet në pesëshen e javës edhe pse skuadra e tij pësoi humbje.

I fundit në pesëshen e çerekfinaleve është Drilon Hajrizi. Edhe pse Trepça u mposht nga Rahoveci, Driloni zhvilloi paraqitje fenomenale individuale, duke luajtur me 23 pikë, 12 kërcime, 5 asistime, 1 top të vjedhur e 1 bllokadë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga