Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Ligën e Femrave (IV)

TOP 5-shja e javës në Ligën e Femrave (IV)


16 November, 2020 @19:59

Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së katërt në Ligën e Femrave në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtareve.

Në pesëshen e zgjedhur nuk ka lojtare nga ndeshja Prishtina - Penza, pasi që kjo ndeshje do të luhet më vonë.

Ekipin e javës e përbëjnë: Arbnore Përquku (Bashkimi), Raven Baker (Vëllaznimi), Sihana Ramoja (Trepça) , Sarah MgBeike (Vëllaznimi) dhe Jaleesa Avery (Bashkimi).

Vashat e Bashkimit e mposhtën Kastriotin me rekord pikë për sivjet 116-42.

Për skuadrën prizrenase shkëlqyen Arbnore Përquku dhe Jaleesa Avery me double-double. Përquku luajti me 22 pikë e 12 asistime, kurse Avery me 15 pikë e 10 kërcime.

Vëllaznimi e mposhti edhe Trepçën me rezultat 43-73 dhe e regjistroi fitoren e katërt rresht.

Përsëri gjetën vend në TOP 5-shen e javës dyshja amerikane Raven Baker dhe Sarah Mgbeike. Baker u veçua me 29 pikë, 14 kërcime e 4 asistime, kurse Mgbeike me 27 pikë, 25 kërcime e 6 asistime.

Në humbjen e Trepçës ndaj Vëllaznimit, më e dalluara te skuadra mitrovicase ishte Sihana Ramoja. Ramoja kundër ish-skuadrës luajti me 16 pikë, 7 kërcime e 2 asistime, për ta kompletuar pesëshen e javës së katërt në Ligën e Femrave.

 


 
Të gjitha lajmet nga