Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Ligën e Parë (12)

TOP 5-shja e javës në Ligën e Parë (12)


4 March, 2020 @11:04

Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së 12 në Ligën e Parë në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtarëve.

Në pesëshen e zgjedhur nuk ka lojtarë nga ndeshje Istogu-AS Prishtina, pasi që kjo ndeshje do të luhet më vonë.

Ekipin e javës e përbëjnë: Arion Balluku (Vëllaznimi), Kujtim Ujkani (MH Prishtina), Meriton Ismaili (Prishtina e Re), Erhan Sholla (Vushtrria) dhe Albatrit Berisha (Vëllaznimi).

Lideri i Ligës së Parë, Vëllaznimi, mbeti i pamposhtur edhe në xhiron e 12.

Skuadra gjakovare e mposhti Borean me rezultat 87-58, derisa më të mirët te Vëllaznimi ishin Arion Balluku dhe Albatrit Berisha.

Balluku luajti me 16 pikë, 11 asistime, 5 kërcime e 5 topa të rrëmbyer, derisa u ndihmua nga Berisha me 16 pikë, 4 kërcime e 2 topa të rrëmbyer.

Kujtim Ujkani i Marigona Hill Prishtinës, ka shënuar pikët më të larta të xhiros. Ujkani luajti me 31 pikë, 16 kërcime, 4 topa të rrëmbyer dhe 2 asitime në fitoren e skuadrës.

Njëri ndër lojtarët më të mirë të Prishtinës së Re, Meriton Ismaili, përsëri gjeti vend në TOP 5-shen e javës. Ismaili në fitoren e skuadrës kundër Vushtrrisë, luajti me 29 pikë, 14 kërcime, 6 asistime e 2 topa të rrëmbyer.

Përkundër humbjes kundër Prishtinës së Re, Erhan Sholla ishte më i miri te Vushtrria. Sholla u dallua me me 26 pikë, 16 kërcime e 2 asistime, por nuk mjaftoi për fitore.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë