Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Ligën e Parë (6)

TOP 5-shja e javës në Ligën e Parë (6)


22 November, 2019 @11:18

Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së gjashtë në Ligën e Parë në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtarëve.

Ekipin e javës e përbëjnë: Arion Balluku (Vëllaznimi), Erhan Sholla (Vushtrria), Rron Kurti (AS Prishtina), Bardh Jakupi (Drita) dhe Xavier Newson (Vëllaznimi).

Vëllaznimi është skuadra e vetme pa humbje në Ligën e Parë. Fitoren e gjashtë rresht skuadra gjakovare e regjistroi kundër Istogut. Më meritorët në këtë ndeshje ishin Xavier Newson dhe Arion Balluku.

Newson luajti me 34 pikë, që ishte shifra më e lartë e xhiros, derisa Balluku shkëlqeu me 23 pikë, 9 asistime, 7 kërcime e 4 topa të rrëmbyer.

Erhan Sholla ishte më i miri në fitoren e Vushtrrisë kundër Boreas. Ai luajti me 20 pikë, 8 kërcime e 4 topa të rrëmbyer.

Në derbin lokal të Prishtinës, fituese doli AS Prishtina, duke e mposhtur Prishtinën e Re me rezultat 70-80. Më i dalluari te skuadra e trajnerit Valetin Spaqi ishte Rron Kurti. Rroni luajti me 28 pikë, 8 kërcime e 2 asistime.

Drita është në seri prej 3 fitoreve rresht. Rol të rëndësishëm për vazhdimin e serisë te skuadra gjilanase luajti Bardh Jakupi. Ai në ndeshjen kundër New Basketit u veçua me 22 pikë, 11 kërcime, 5 asistime e 2 topa të rrëmbyer.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë