TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Ligën e Parë (9)
15 December, 2019 @20:24
Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së nëntë në Ligën e Parë në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtarëve.
Ekipin e javës e përbëjnë: Arion Balluku (Vëllaznimi), Qëndrim Demi (Drita), Xavier Newson (Vëllaznimi), Albion Imeri (Vushtrria) dhe Dion Haxhosaj (AS Prishtina).
Skuadra e Vëllaznimit, duke e mposhtur Prishtinën e Re në xhiron e fundit të pjesës së parë të stinorit, e përfundoi vjeshtën pa humbje.
Më të mirët në këtë xhiro për skuadrën gjakovare ishin Arion Balluku e Xavier Newson. Balluku luajti me 26 pikë, 8 asistime e 4 kërcime, derisa Newsoni me 29 pikë e 5 kërcime.
Drita e mposhti Kerasan Prishtinën me lehtësi. Qëndrim Demi në këtë ndeshje shkëlqeu me triple-double. Ai luajti me 16 pikë, 11 kërcime e 11 asistime.
Vushtrria në mënyrë dramatike triumfoi kundër Istogut, me një shënim në sekondat e fundit të ndeshjes. Më i veçuari te Vushtrria ishte Albion Imeri me 23 pikë e 4 kërcime.
AS Prishtina me fitoren kundër Boreas, e mbylli stinorin vjeshtor në pozitën e dytë. Në këtë ndeshje më i miri te skuadra prishtinase ishte Dion Haxhosaj. Ai luajti me 29 pikë e 8 kërcime, derisa për Dioni kjo është hera e gjashtë që gjen vend në TOP 5-shen e javës.