Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Ligën e Parë (II)

TOP 5-shja e javës në Ligën e Parë (II)


12 November, 2020 @22:30

Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së 2 në Ligën e Parë në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtarëve.

Ekipin e javës e përbëjnë: Valdet Shala (Feronikeli), Rron Kurti (AS Prishtina), Visar Ejupi (Marigona Hill Prishtina), Diamant Shabani (Istogu) dhe Bardh Jakupi (Drita).

Feronikeli e zhvilloi ndeshjen e parë të sezonit 2020/21 ndaj Megasportsit dhe e mposhti kundërshtarin me rezultat 87-72.

Më i dalluari te skuadra nga Drenasi ishte kapiteni Valdet Shala. Shala luajti me 12 pikë, 17 kërcime, 5 asistime, 5 bllokada e 2 topa të rrëmbyer.

Lideri i Ligës së Parë, AS Prishtina, ka triumfuar edhe në ndeshjen e dytë, duke e mposhtur Prishtinën e Re me rezultat 76-111.

Rron Kurti ishte më i veçuari me 30 pikë, 5 kërcime e 2 asistime.

Edhe Marigona Hill Prishtina e mbylli xhiron me fitore ndaj Lipjanit me rezultat 90-66.

Visar Ejupi luajti me 25 pikë, 4 kërcime, 2 topa të rrëmbyer e 1 asistim.

Sikurse Feronikeli edhe Istogu e zhvilloi ndeshjen e parë të sezonit. Istogu e mposhti Vushtrrinë me rezultat 70-58.

Kapiteni Diamant Shabani ishte më i miri në parket me 29 pikë, 8 kërcime e 5 topa të rrëmbyer.

TOP 5-shen e javën po e mbyllim me Bardh Jakupin.

Drita e mposhti New Basketin me rezultat 72-67. Jakupi luajti me 17 pikë, 9 kërcime, 3 asistime e 2 topa të rrëmbyer.


 
Të gjitha lajmet nga