Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI - MEGASPORTS

Nikli me fitore, Megasports me humbje të parë

Nikli me fitore, Megasports me humbje të parë


10 November, 2020 @21:32

Feronikeli ka regjistruar fitoren e parë të sezonit 2020/21, duke e mposhtur Megasportsin me rezultat 87-72.

Ndeshja në kuadër të xhiros së parë në mes të Istogut dhe Feronikelit ishte shtyrë, derisa ndeshja e parë e Niklit për këtë sezon përfundoi me fitore.

Më i miri te skuadra e trajnerit Blerim Krasniqi ishte Endrit Ibrahimi me 23 pikë, 5 kërcime e 3 asistime, kurse u ndihmua edhe nga Engjull Sollova me 18 pikë, Haris Arghandiwal me 14 pikë dhe Valdet Shala me 12 pikë e 17 kërcime.

Te Megasportsi u veçuan Ensar Muriqi me 18 pikë e 5 kërcime, Edison Krasniqi me 17 pikë e 17 kërcime dhe Gazmend Hazeri me 16 pikë të tjera.

TABELA AKTUALE

Feronikeli në xhiron tjetër do të takohet me Vushtrrinë, kurse Megasports me Marigona Hill Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë