Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Superligë (13)

TOP 5-shja e javës në Superligë (13)


29 November, 2019 @13:21

TopSporti.com ka zgjedhur më të mirët e xhiros së 13 në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ekipin e javës e përbëjnë: Joshua McFolley (Rahoveci), Ty Nichols (Prizreni), Drilon Hajrizi (Peja), Samir Zekiqi (Ylli) dhe Terik Bridgeman (Bashkimi).

Rahoveci duke e mposhtur Trepçën, vazhdoi formën e mirë që po e kalon në Superligë. Joshua McFolley shkëlqeu kundër skuadrës mitrovicase me 35 pikë, 4 topa të rrëmbyer e 2 asistime.

Ty Nichols i Prizrenit, ishte koshashënuesi më i mirë në fitoren e skuadrës kundër Lipjanit. Ai luajti me 30 pikë, derisa në statistikat e tij personale i shtoi edhe 6 kërcime, 6 asistime e 3 topa të rrëmbyer.

Peja triumfoi ndaj Feronikelit me rezultat 107-100. Drilon Hajrizi ishte më i miri në parket. Hajrizi luajti me double-double prej 31 pikëve e 11 kërcime, derisa ishte i saktë nga vija e treshit 6 herë nga 9 tentime.

Në ndeshjen derbi të xhiros së 13, Ylli e ndali serinë prej 6 fitoreve radhazi të Bashkimit. Më i dalluari te skuadra suharekase ishte Samir Zekiqi. Samiri kundër ish-skuadrës së tij luajti me 25 pikë, 5 kërcime e 2 asistime.

Skuadra e Bashkimit pësoi pas gjashtë ndeshjeve kundër Yllit. Terik Bridgeman ishte më i miri në humbjen e skuadrës. Ai luajti me double-double prej 25 pikëve e 14 kërcimeve, derisa për lojtarin në fjalë kjo ishte hera e pestë që gjen vend në TOP 5-shen e javës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga