Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Superligë (15)

TOP 5-shja e javës në Superligë (15)


7 December, 2019 @11:26

TopSporti.com ka zgjedhur më të mirët e xhiros së 15 në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ekipin e javës e përbëjnë: Divine Myles (Prishtina), Javis Howard (Rahoveci), Samir Zekiqi (Ylli), Henrik Sirko (Peja) dhe Terik Bridgeman (Bashkimi).

Prishtina me lehtësi e kaloi Lipjanin, duke e mposhtur me rezultat 141-75. Më i miri te Prishtina në këtë ndeshje ishte Divine Myles. Ai ishte shumë afër shifrave triple-double, duke luajtur me 26 pikë, 11 kërcime e 8 asistime.

Rahoveci pësoi në derbin kundër Yllit, por Javis Howard ishte më i dalluari te vreshtarët me 25 pikë e 8 kërcime, derisa luajti me një përqindje të lartë të shënimeve, por nuk mjaftoi për fitore.

Ylli me një fitore shumë të rëndësishme në derbin kundër Rahovecit, bëri që TOP 6-shja në Superligë të jetë shumë afër me pikë njëra tjetrës. E gjatë ndeshjes lojtari më i miri i skuadrës nga Suhareka ishte Samir Zekiqi. Zekiqi formën e mirë e vazhdoi edhe në këtë ndeshje, duke luajtur me 22 pikë, 6 kërcime e 3 asistime.

Henrik Sirko i Pejës me performancë prej 24 pikëve, 11 kërcimeve, 6 asistimeve e 2 topave të rrëmbyer kundër Trepçës, gjeti vend në TOP 5-shen e javës.

Terik Bridgeman i Bashkimit, nuk luajti në ndeshjen kundër Rahovecit, por u kthye nga lëndimi në derbin lokal kundër Prizrenit. Bridgeman ishte më i miri në parket për portkolallezinjtë me 23 pikë, 12 kërcime e 2 bllokada. Për Bridgemanin kjo është hera e gjashtë që gjen vend në TOP 5-shen e javës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga