Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Superligë (23)

TOP 5-shja e javës në Superligë (23)


31 January, 2020 @15:44

Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së 23 në Superligën e Kosovës në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtarëve.

Ekipin e javës e përbëjnë: Altin Morina (Rahoveci), Ty Nichols (Prizreni), Joshua McFolley (Rahoveci), Fahro Alihodzic (Prishtina) dhe Urim Zenelaj (Prizreni).

Rahoveci e mposhti Bashkimin me 20 pikë epërsi në “Mizahir Isma”, derisa më të mirët te vreshtarët ishin Altin Morina dhe Joshua McFolley. Altini kundër ish-skuadrës së tij luajti me 16 pikë, 9 asistime, 5 kërcime dhe 4 topa të rrëmbyer, kurse McFolley me 21 pikë, 10 asistime, 5 topa të rrëmbyer e 4 kërcime.

Prizreni arriti një fitore shumë të rëndësishëm kundër Trepçës. Ty Nichols luajti me 30 pikë, që ishte shifra më e lartë e xhiros së 23, derisa i shtoi në statistikat personale edhe 8 asistime e 6 kërcime. Te Prizreni u dallua edhe Urim Zenelaj me 25 pikë e 25 kërcime.

Prishtina në këtë xhiro ishte shumë afër të befasohej nga Feronikeli, por Fahro Alihodzic doli në skenë dhe e shpëtoi skuadrën e tij. Alihodzic luajti me 25 pikë e 16 kërcime.


 
Të gjitha lajmet nga