Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Superligë (27)

TOP 5-shja e javës në Superligë (27)


9 March, 2020 @23:29

Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së 27 në Superligën e Kosovës në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtarëve.

Ekipin e javës e përbëjnë: Stevie Clark (Bashkimi), DJ Hanes (Trepça), Dardan Berisha (Peja), Henrik Sirko (Peja) dhe Fahro Alihodzic (Prishtina).

Stevie Clark ishte njëri ndër më meritorit në fitoren e Bashkimit kundër Feronikelit. Ai luajti me 15 pikë, 6 kërcime, 4 asistime e 3 topa të rrëmbyer.

Trepça e regjistroi fitoren e tretë rresht, duke e mposhtur Lipjanin. Më i miri te skuadra mitrovicase ishte DJ Hanes. Fundori amerikan luajti me 23 pikë, 5 kërcime, 4 asistime e 4 topa të rrëmbyer.

Peja e fitoi duelin me Rahovecin. Më të dalluarit te skuadra pejane ishin Dardan Berisha e Henrik Sirko. Berisha luajti me 27 pikë, 6 asistim, 4 kërcime, 2 topa të rrëmbyer e 1 bllokadë, derisa Sirko u veçua me 20 pikë, 8 kërcime e 6 asistime.

Prishtina triumfoi ndaj Yllit me rezultat 93-83. Fahro Alihodzic ishte më i miri me 20 pikë, 9 kërcime e 2 asistime, për ta kompletuar pesëshen për këtë xhiro.


 
Të gjitha lajmet nga