Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Superligë (III)

TOP 5-shja e javës në Superligë (III)


6 November, 2020 @13:53

Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së tretë në Superligën e Kosovës në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtarëve.

Ekipin e javës e përbëjnë: Isaiah Traylor (Rahoveci), Drilon Hajrizi (Peja), Tobi Ewuosho (Trepça), Cedric Council (Vëllaznimi) dhe Amadi Ikpeze (Rahoveci).

Rahoveci e mposhti Prishtinën me rezultat 83-62.

Isaiah Traylor dhe Amadi Ikpeze shkëlqyen në fitoren e vreshtarëve. Traylor luajti me 30 pikë, që ishte shifra më e lartë e pikëve të shënuara në xhiron e tretë dhe i shtoi në statistikat personale të tij edhe 4 asistime, 4 topa të rrëmbyer e 3 kërcime, kurse Ikpeze shënoi 16 pikë dhe i rrëmbeu 24 kërcime.

Peja duke e mposhtur Prizrenin me rezultat 74-90, mbeti skuadra e vetme pa humbje deri më tani.

Më i dalluari te Peja ishte Drilon Hajrizi me 14 pikë, 9 asistime e 5 kërcime. Hajrizi është duke u zgjedhur në TOP 5-shen e javës për të tretën herë rresht.

Trepça me shënimin në sekondat e fundit të ndeshjes kundër Yllit, e mposhti kundërshtarin me rezultat 71-70 dhe e regjistroi fitoren e parë të sezonit.

Tobi Ewuosho shkëlqeu me 20 pikë, 8 kërcime e 7 asistime dhe luajti rolin kryesor në fitoren e skuadrës mitrovicase.

Fitoren e parë të sezonit e regjistroi edhe Vëllaznimi, duke e mposhtur Bashkimin me rezultat 72-76.

Më i veçuari për skuadrën gjakovare ishte Cedric Council me double-double prej 20 pikëve e 13 kërcimeve, për ta kompletuar pesëshen e javës.


 
Të gjitha lajmet nga