MATCH REPORT: TREPCA - YLLI
Dramë në “Minatori”, fitore në sekondën e fundit
4 November, 2020 @20:42
Vetëm 50 sekonda para fundit të ndeshjes ishte shumë afër të ndodhte kthesa e madhe në rezultat.
Ylli kishte shkrirë tërë epërsinë e Trepçës dhe kishte barazuar rezultatin në 69-69 pas serisë 7-20 në çerekun e fundit.
Cody John gjuan dy herë nga vija e gjuajtjeve të lira dhe shënon vetëm një për 69-70 në të mirë të mysafirëve.
Daniel Regis në sulmin e radhës dështon të ngris epërsinë për Yllin, kur kishin mbetur edhe 18 sekonda lojë deri në fund të ndeshjes.
Në anën tjetër Burim Zekiqi shënon për 71-70 në të mirë të Trepçës 2 sekonda para fundit të ndeshjes dhe dështon të shënojë nga gjuajtja e lirë.
Krejt në fund Rilind Krasniqi i Yllit tenton nga largësia dhe nuk shënon.
Përshkrimi i shkurtër i dramës së minutës së fundit të ndeshjes, ku Trepca merr fitoren e parë të stinorit me mjaft mund, kurse Ylli pëson për herë të parë këtë edicion.
Pas udhëheqjes në tre çerekë të parë të lojës duke ngritur epërsinë, djelmoshat e Neven Plantakut për pak sa çuan krejt lojën e tyre poshtë, por në fund Burim Zekiqi i shpëtoi për përfundimtaren 71-70 [21-14, 26-21, 15-14 dhe 9-21].
Mojeed Ewuosho me 20 pikë, 7 asistime e 8 kërcime ishte më efikasi te Trepça, ndërsa 15 pikë tjera shënoi Kalin Fisher. Burim Zekiqi që shpëtoi ekipin dha 12 pikë në këtë fitore, prej të cilave 2 pikët e fundit, të arta.
Te Ylli, ku Cody John, Valon Bunjaku e Samir Zekiqi luajtën pa pushim tërë ndeshjen më efikasi ka qenë John me 22 pikë, ndërsa dyshja e reprezentacionit të Kosovës ka shënuar nga 14 pikë e 5 asistime në këtë duel.
Fitorja, i jep shpresë Trepçës për të vazhduar fuqishëm stinorin, ndërsa Golden Eagle Ylli me këtë humbje, të parën këtë stinor tashmë ia lëshon kreun Pejës që po vazhdon e vetme pa humbje stinorin në Superligë.
MATCH REPORT: PRIZRENI - PEJA

4 November, 2020 @21:06
Verdhezinjtë e Pejës kanë arritur të shënojnë edhe fitoren e tretë me radhë në Superligë, nga po aq ndeshje këtë…
PP: PRIZRENI - PEJA

4 November, 2020 @19:50
Pas çerekut të parë të cilin e fitoi me 7 pikë dallim, Peja tash ka ngritur epërsinë në fund të…
PP: TREPCA - YLLI

4 November, 2020 @19:46
Trepça ka vazhduar me lojë të mirë edhe në çerekun e dytë të ndeshjes dhe pas çerekut të parë 21-14…
Ç1: PRIZRENI - PEJA

4 November, 2020 @19:31
Peja ka kryer çerekun e parë të ndeshjes ndaj Prizrenit në avantazh prej 7 pikëve, 23-30. Më efikasi deri…
Ç1: TREPÇA - Ylli

4 November, 2020 @19:24
Pas çerekut të parë të ndeshjes ndërmjet Trepçës dhe Yllit, vendasit kanë kapur epërsinë 7 pikëshe, për të mbyllur këtë…