Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Superligë (XII)

TOP 5-shja e javës në Superligë (XII)


31 December, 2020 @12:37

Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së 12 në Superligën e Kosovës në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtarëve.

Ekipin e javës e përbëjnë: Dion Dixon (Peja), Isaiah Traylor (Rahoveci), Valon Bunjaku (Ylli), Marko Perovic (Peja) dhe Josh Martin (Prizreni).

Peja fitoi pas 3 humbjeve rresht, mposhti Trepçën me rezultat 74-64.

Dion Dixon dhe Marko Perovic ishin më të dalluarit te skuadra pejane.

Dixon shkëlqeu me triple-double prej 10 pikëve, 12 asistimeve e 10 kërcimeve, derisa i rrëmbeu edhe 6 topa. Perovic luajti me double-double prej 26 pikëve e 10 kërcimeve.

Rahoveci e njoftoi Bashkimin me humbje pas 5 fitoreve rresht (81-74).

Isaiah Traylor në këtë ndeshje u dallua me 18 pikë, 7 asistime, 6 kërcime e 3 topa të rrëmbyer.

Ylli e mposhti Vëllaznimin me rezultat 72-93.

Valon Bunjaku ishte më i veçuari në këtë fitore me 17 pikë, 11 asistime, 7 kërcime e 3 topa të rrëmbyer e 1 bllokadë.

Prizreni e regjistroi fitoren e shtatë rresht, duke e mposhtur Prishtinën me rezultat 70-80.

Qendra Josh Martin me 18 pikë, 18 kërcime, 5 asistime, 1 top të rrëmbyer e 1 bllokadë shkëlqeu te Prizreni, për ta mbyllur TOP 5-shen e javës 12 në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga