TEAM OF THE WEEK 25
TOP 5-shja e javës në Superligë (XXV)
1 April, 2019 @22:18
Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros XXV të Superligës së Kosovës në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtarëve.
Ekipin e javës e përbëjnë: DeShon Minnis (Rahoveci), Dardan Berisha (Prishtina), Jordan Capps (Bashkimi), Garrius Holloman (Ylli) dhe Urim Zenelaj (Prizreni).
Rahoveci e mbylli pjesën e parë me 13 pikë epërsi kundër Trepçës, derisa me performancën e DeShon Minnisit, vreshtarët e fituan ndeshjen. Minnis në këtë ndeshje luajti me 23 pikë, 11 asistime, 4 kërcime, 3 topa të vjedhur dhe 2 bllokada.
Dy finalistët e vitit të kaluar, u përballën në Prizren. Prishtina e mposhti Bashkimin, kurse Dardan Berisha ishte më i dalluari i Prishtinës me 21 pikë, 5 kërcime e 2 asistime.
Përkundër humbjes, performancë të mirë te Bashkimi tregoi edhe Jordan Capps. Ai luajti me 31 pikë, 12 kërcime e 2 bllokada.
Prizreni ishte shumë afër fitores në Suharekë kundër Yllit dhe deri në mesin e çerekut të fundit e mbante epërsinë, por në fund pësoi. Në rikthimin e rezultatit rol të rëndësishëm luajti edhe aloja Garrius Holloman. Ai luajti me double-double prej 29 pikëve e 11 kërcimeve.
Pesëshen e javës e mbyll qendra e Prizrenit Urim Zenelaj. Urimi krahas humbjes ndaj Yllit, luajti kundër ish-skuadrës së tij me 15 pikë, 13 kërcime e 7 asistime.