TOP 5 / KUPA E KOSOVËS / LIGA E FEMRAVE
TOP 5-shja e Kupës së Kosovës (Liga e Femrave)
7 March, 2019 @15:44
Kupa e Kosovës në kuadër të Ligës së Femrave, përfundoi me fitoren e Prishtinës, ku vashat e trajnerit Fidan Shatri e mposhtën Penzën me rezultat 81-51. Kjo skuadër në tre vitet e fundit është duke e fituar Kupën e Kosovës.
TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e Kupës së Kosovës në kuadër të Ligës së Femrave, bazuar në performancat individuale të lojtarëve.
Ekipin e Kupës në Ligën e Femrave e përbëjnë: Irma Konjusha (Prishtina), Tringa Ukaj (Penza), Braennann Farrar (Prishtina), Mari Stewart (Bashkimi) dhe Ermelinda Shatri (Prishtina).
Irma Konjusha në ndeshjet e Kupës luajti me mesatare prej 21 pikëve, 5.5 asistime dhe 2.5 kërcimeve për ndeshje. Ajo gjithashtu u zgjodh MVP e Kupës së Kosovës.
Nga finalistja Penza, në TOP 5shen hyri edhe Tringa Ukaj. Tringa luajti me mesatare prej 15 pikëve, 9 kërcimeve dhe 2 asistimeve, por nuk mjaftoi për ta fituar Kupën.
Braennann Farrar dhe Ermelinda Shatri, janë dy lojtare tjera nga Prishtina në TOP 5. Farrar luajti me mesatare prej 13.5 pikëve, 6.5 kërcimeve dhe 4 asistimeve për ndeshje, kurse Shatri me mesatare prej 10.5 pikëve, 5 kërcimeve dhe 2 asistimeve për ndeshje.
Pesëshen e Kupës e përmbyll lojtarja amerikane e Bashkimit, Mari Stewart. Ajo në gjysmëfinale kundër Prishtinës luajti me 17 pikë, 11 kërcime, 4 topa të vjedhur dhe 2 asistime.