Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE FINAL

TOP 5-shja e finales së Kupës së Kosovës

TOP 5-shja e finales së Kupës së Kosovës


7 February, 2021 @21:56

Prishtina duke e mposhtur Yllin në finale të Kupës së Kosovës, e fitoi për herë të 15 këtë trofe.

TopSporti.com ka zgjedhur pesëshen më të mirë të finales bazuar në performancat individuale të lojtarëve.

Pesëshen e finales së Kupës së Kosovës e përbëjnë: Nigel Johnson (Prishtina), Erjon Kastrati (Ylli), Meriton Ismaili (Prishtina), Elyjah Clark (Ylli) dhe Tevin Mack (Prishtina).

Rol të rëndësishëm në fitoren e Prishtinës ndaj Yllit luajtën,Tevin Mack, Nigel Johnson dhe Meriton Ismaili.

Mack ishte koshashënuesi më i mirë i skuadrës me 24 pikë. Ai gjithashtu luajti edhe me 7 kërcime e 1 asistim. Johson ishte afër shifrave magjike triple-double për 3 kërcime. Nigel luajti me 21 pikë, 13 asistime, 7 kërcime e 1 top të vjedhur dhe Ismaili që luajti me 12 pikë e 2 kërcime, derisa shënoi 3 herë në 4 tentime nga vija e treshit.

Te Ylli në TOP 5shjen e finales arritën të hyjnë Erjon Kastrati dhe Elyjah Clark. Kastrati luajti me 22 pikë, 8 kërcime e 4 asistime, kurse Clark me 20 pikë, 7 kërcime e 1 asistim, për ta mbyllur TOP 5-shen e finales.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga