Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAMI HADAR, PAS NDESHJES

Topat e humbura, arsyeja kryesore e humbjes

Foto: BIBL

Topat e humbura, arsyeja kryesore e humbjes


20 April, 2024 @23:12

Trajneri i Pejës, Rami Hadar, ka theksuar në deklaratën e tij të shkurtër dhënë pas ndeshjes se topat e humbura kanë qenë arsyeja kryesore e humbjes së ekipit të tij nga Ylli sonte.

Peja përkundër se kishte epërsi 14 pikëshe 10 minuta para fundit të lojës, ata ranë në çerek të fundit dhe u mposhtën me 3 pikë dallim, për të nisur me humbje serinë gjysmëfinale të playoffit të Superligës.

”Çështja e çerekut të katërt kanë qenë topat e humbura. Gjëja kryesore kanë qenë topat e humbura. Iu dhamë mundësi që të shënojnë pikë të lehta dhe ky është tregimi i kësaj ndeshjeje. Kjo është ajo që është dhe tash po shikojmë për ndeshjen tjetër,” tha Hadar fillmisht. 

”Çdo ndeshje është tregim tjetër. Do të përgatitemi, e njohim ekipin dhe do të shkojmë të luftojmë për të fituar ndeshjen,” shtoi trajneri i pejanëve duke komentuar ndeshjen e ardhshme të serisë.

Përndryshe, Peja kishte në total 14 topa të humbura në ndeshje, ndërsa Ylli 11. Përballja e radhës e kësaj serie, Ylli-Peja luhet të mërkurën në “13 qershori” të Suharekës, ndërsa ekipi që arrin 3 fitore së pari, kalon në finale të playoffit të Superligës. Peja është kampione aktuale e Superligës.


 
Të gjitha lajmet nga