GAME 4: RAPTORS - BUCKS
Toronto ndryshe në shtëpi
22 May, 2019 @11:48
Pas dy humbjeve si mysafir kundër Milwaukee Bucksit, Toronto Raptors duke fituar dy ndeshje rresht në shtëpi, e barazoi serinë në 2-2.
Skuadra kanadeze Toronto, në ndeshjen e katërt të serisë e mposhti kundërshtarin me rezultat 120-102.
Gjashtë lojtarë te Raptorsat luajtën me pikë dyshifrore, derisa pre tyre u dalluan Kyle Lowry me 25 pikë dhe Kawhi Leonard me 19 pikë të tjera.
Ndërsa te Milwaukee vetëm 3 lojtarë shënuan pikë dyshifrore. Khris Middleton u veçua me 30 pikë, kurse Giannis Antetokonmpo me 25 pikë e 10 kërcime.
Seria u barazua në 2-2. Ndeshja e pestë do të luhet në palestrën e Milwaukee Bucksit më 24 maj në ora 02:30.