GJAKOVË

Granit Begolli derisa drejtonte Vëllaznimin/ TOPSPORTI/ DS.
Trajneri i liderit jep dorëheqje
11 October, 2021 @12:14
Skuadra e Vëllaznimit, përkundër se është lidere e Ligës së Parë A të Kosovës dhe me ecuri të mirë të rezultateve ishte kandidate për rikthim në Superligë, ka mbetur nga sot pa kryetrajnerin e saj.
Granit Begolli përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se nga sot nuk është trajner i Vëllaznimit, duke thënë se ka dhënë dorëheqje.
Ai ka falenderuar qytetin, bashkëpunëtorët e tij dhe futbollistët për punën e palodhshme që kanë bërë, ndërsa nuk ka dhënë arsye pse e ka marrë këtë vendim.