ZHVILLIME

Trajneri ka sulmuar gjyqtarin
31 January, 2016 @18:39
Ndeshja Trepça-Ylli, e cila u ndërpre 2 minuta e 5 sekonda pa përfunduar, pranë rezultatit 73-70 është ndërprerë definitivisht.
“Trajneri i Yllit ka sulmuar fizikisht gjyqtarin Xhelal Mumini,” ka bërë të ditur ekskluzivisht për Borozani.com Komesari i Garave sot përmes e-mailit.
Te ndërprerja kishte ardhur pasi që Agron Berisha, trajneri i Yllit, ishte përjashtuar nga ndeshja dhe pas vendimit të gjyqtarit ai ka sulmuar atë duke shkaktuar tollovi në palestrën “Jeton Tërstena - Tota” të Vushtrrisë, ku i luan Trepça ndeshjet si vendas.
Sipas Propozicioneve të Garave, fitorja duhet t’i takojë Trepçës, ndërsa Ylli pritet të humb edhe pikën e humbësit të ndeshjes.
Sidoqoftë, gjithçka do të sqarohet pas vendimit zyrtar të FBK-së, që pritet të mirret në ditët në vijim.
Për më tepër, koha.net ka bërë të ditur se trajneri Agron Berisha dhe referi Mumini janë duke dhënë deklarata në polici për momentin.