Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STËRVITJET, DITA E TRETË

Tranzicioni dhe presioni, nga stërvitja e sotme e Kosovës

Foto: FFK

Tranzicioni dhe presioni, nga stërvitja e sotme e Kosovës


6 October, 2021 @19:00

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar me stërvitje në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kundër Suedisë dhe Gjeorgjisë, të cilat zhvillohen më 9 tetor, përkatësisht më 12 tetor.

Seanca e sotme stërvitore u mbajt në mesditë në Kompleksin e FFK-së në Hajvali, e ku përzgjedhësi Challandes dhe stafi i tij punuan në shumë segmente të lojës, veçmas në lojën nën presion dhe tranzicion të shpejtë, duke pasur parasysh ritmin e lartë të lojës të cilin e aplikon kundërshtari i radhës.

ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE

Edhe në këtë stërvitje djelmoshat dardanë punuan me përkushtim të madh, derisa humori i tyre si zakonisht është në nivel. Gëzon fakti që të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë dhe të gatshëm për duelin me suedezët,

Elbasan Rashani & Fidan Aliti

Kosova ka shënuar deri tash vetëm një fitore në Grupin B kualifikues për Botërorin drejt Katarit. Dardanët kanë mposhtur Gjeorgjinë si mysafir në muajin e kaluar.


 
Të gjitha lajmet nga