Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KOMISIONI I GARAVE

Trajneri i Malishevës në disiplinore

Trajneri i Malishevës në disiplinore


6 October, 2021 @16:29

Trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi, është futur në procedurë disiplinore nga Komisari i Garave të Superligës për shkak të deklaratave të tij në media pas ndeshjes Malisheva-Gjilani.

Sipas KG-së së Superligës, me kryetar komisioni Abdyl Bellopoja, Arsim Thaqi ka fajësuar gjyqtarin për dy ndeshjet që i ka referuar ai ndaj ekipit që drejton, KF Malisheva.

“Ndaj: kryetrajnerit të KF”Malisheva”, Arsim Thaqi me nr ID.001203M73. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes Malisheva – Gjilani, në prononcimin për media, fajëson gjyqtarin kryesor për të dy ndeshjet që ia ka referuar KF ”Malisheva” në edicionin 2021/2022. Sipas xhirimeve televizive,” — ka shkruar njoftimi i botuar në faqen zyrtare të FFK-së sot.

Mbetet të shihet çka do të vendos Komisioni Disiplinor për trajnerin në fjalë, njëjtë edhe a do të ankohet klubi ose trajneri për këtë.

Sa i përket skuadrës, Malisheva, që po debuton në Superligë të Kosovës sivjet, ka marrë rezultate tejet të mira në krahasim me atë që pritej pas tetë xhirove të para të stinorit.

Ata janë në pjesën e epërme të tabelës me dymbëdhjetë pikë nga tetë xhiro të zhvilluara, ku kanë shanuar tre fitore e tre barazime.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga