Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KONFERENCA

Uzuni përgjigjet, a mjaftojnë 4 pikë për Shqipërinë?

Foto: FSHF

Uzuni përgjigjet, a mjaftojnë 4 pikë për Shqipërinë?


Teksti: FSHF

6 October, 2021 @15:30

Sulmuesi i kuqezinjëve, Myrto Uzuni, i cili është në një formë mjaft të mirë, duke bërë paraqitje të shkëlqyera me Ferencvaroshin, teksa iu përgjigj interesit të gazetarëve u shpreh se jo vetëm ai por i gjithë ekipi do të japë maksimumin, ndërsa theksoi se është në kulmin e karrierës së tij.

Duke qenë se Myrto Uzuni jeton në Hungari, ai tregoi edhe mbi atmosferën dhe se si po pritet kjo ndeshje atje.

Minuta të plota me Kombëtaren? – E kam thënë gjithmonë që ndihem në formën time më të mirë të karrierës time por mendoj se Kombëtarja është diçka tjetër dhe duhet të përqendrohemi dhe nuk ka rëndësi se kush luan, por të jemi të gjithë së bashku për të arritur objektivat.

Të luaj kundër Hungarisë? – Normalisht që unë dua të luaj çdo ndeshje, pavarësisht klubit ose Kombëtares, dua të jap gjithmonë kontributin tim dhe maksimumin, por do të thoja që Hungarinë e njoh mirë. Do të ishte një ndjenjë tjetër për mua, pasi jetoj dhe stërvitem aty me lojtarë që do të luajnë kundër Shqipërisë.

TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE

Si po pritet ndeshja në Hungari? – Ndihet shumë atmosfera e ndeshjes aty, pasi edhe lojtarët flasin, fizioterapistët. Të gjithë presin një ndeshje shumë të bukur dhe ata duan fitore, por mendoj se kush ekip do bëjë më pak gabime, ai ekip do fitojë.

Avantazh për ne ndeshja pa tifozë? – Mendoj se nuk është një avantazh për ne, pasi Hungaria kur ka luajtur pa tifozë ka pasur rezultate shumë të mira dhe kur ka qenë me tifozë ka pasur rezultate negative dhe mendoj se nuk është një favor, por në fushë janë të treja rezultatet.

A është ky momenti im më i mirë në karrierë? – Mendoj se tani është kulmi i karrierës sime pasi po bëj shumë mirë edhe në Europa League edhe te Ferencvarosh por edhe te Kombëtarja, në ndeshjen e fundit kam bërë mirë mendoj. Mendoj se kjo varet në fushë dhe sa i motivuar je.

Hungaria? Është e njëjta Kombëtare që do të gjejmë edhe aty, por janë dy trajnerë italianë si Rossi dhe mister Reja. Ata kanë të njëjtën strategji si ne, luajnë me 5-3-2 dhe mendoj se do jetë një ndeshje e bukur dhe e luftuar. Ekipi që do japë zemrën dhe shpirtin në fushë ka për të fituar.

4 pikë mjaftueshëm për ne? – Trajneri ka llogaritë e tij, por në mentalitetin tim unë nuk hyj për barazim në fushë, por gjithmonë për fitore dhe të jap maksimumin.


11-SHET

Formacionet zyrtare: Norvegjia U19 - Kosova U19

Kosova

Formacionet zyrtare: Norvegjia U19 - Kosova U19

06/10/21 @ 12:48

TE KUQEZINJTË

Një futbollist dhe një anëtar i stafit, pozitiv në COVID-19

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Një futbollist dhe një anëtar i stafit, pozitiv në COVID-19

06/10/21 @ 12:32

SONTE SUPER DUELI

Italia-Spanja, për finale

Liga e Kombeve/International

Italia-Spanja, për finale

06/10/21 @ 11:46

DURRËS

Të premten drejt Hungarisë, kuqezinjtë duken të gatshëm

Kualifikimet për Botëror/Shqipëria

Të premten drejt Hungarisë, kuqezinjtë duken të gatshëm

05/10/21 @ 22:50

KAMPIONI BOTËROR I RADHËS

FIFA prezanton logon dhe kampanjën për Botërorin 2026

Botërori/Kualifikimet për Botëror

FIFA prezanton logon dhe kampanjën për Botërorin 2026

18/05/23 @ 16:11

MERR DETYRË TË RE

Jürgen Klinsmann emërohet përzgjedhës i Koresë së Jugut

Kualifikimet për Botëror/International/Transfere

Jürgen Klinsmann emërohet përzgjedhës i Koresë së Jugut

27/02/23 @ 10:48

LIGA E KOMBEVE: ISLANDA - IZRAELI

Fat për Shqipërinë, gjithçka në dorë të kuqezinjëve për kualifikim

Kualifikimet për Botëror/Liga e Kombeve/Shqipëria

Fat për Shqipërinë, gjithçka në dorë të kuqezinjëve për kualifikim

13/06/22 @ 23:23

QATAR 2022

Rikthehet Ukraina! Caktohet data për PlayOffin e fundit drejt Katarit’22

Botërori/Kualifikimet për Botëror

Rikthehet Ukraina! Caktohet data për PlayOffin e fundit drejt Katarit’22

15/04/22 @ 14:36

NIGERIA

Pas eliminimit, dorëhiqet përzgjedhësi

Botërori/Kualifikimet për Botëror/International

Pas eliminimit, dorëhiqet përzgjedhësi

31/03/22 @ 21:57

QATAR 2022

Shorti për “Katar 2022”, datat, ndarja në vazo, orari

Botërori/Kualifikimet për Botëror

Shorti për “Katar 2022”, datat, ndarja në vazo, orari

31/03/22 @ 11:29

KOSOVA

Alain Giresse publikon listën për miqësoret e marsit

Kualifikimet për Botëror/Kualifikimet për Evropian/Kosova

Alain Giresse publikon listën për miqësoret e marsit

18/03/22 @ 15:42

ZVICRA - KOSOVA

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Zvicra - Kosova

Kualifikimet për Botëror/Kualifikimet për Evropian/Kosova

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Zvicra - Kosova

11/03/22 @ 10:39

KOSOVA

Alain Giresse viziton stadiumin “Fadil Vokrri”

Kualifikimet për Botëror/Kualifikimet për Evropian/Liga e Kombeve/Kosova

Alain Giresse viziton stadiumin “Fadil Vokrri”

23/02/22 @ 19:48

SHORTI

Shorti i Play Off-it drejt Botërorit

Kualifikimet për Botëror

Shorti i Play Off-it drejt Botërorit

26/11/21 @ 17:12


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror