Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DURRËS

Të premten drejt Hungarisë, kuqezinjtë duken të gatshëm

Foto: FSHF

Të premten drejt Hungarisë, kuqezinjtë duken të gatshëm


5 October, 2021 @22:50

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet në kuadër të dy sfidave të radhës ndaj Hungarisë dhe Polonisë, të vlefshme për kualifikimet e Botërorit “Katar 2022”. Kuqezinjtë kanë zhvilluar përgatitjet e radhës këtë të martë në ditën e dytë të grumbullimit me intensitet të plotë në Durrës.

Nën drejtimin e trajnerit Edy Reja skuadra ka zhvilluar seancën e radhës me të gjithë lojtarët që kanë punuar me ngarkesë të plotë për më shumë se një orë. Edhe Ardian Ismajli, i cili ishte stërvitur veçmas në ditën e parë, i është bashkuar grupit duke zhvilluar stërvitje normalisht.

TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE

Deri tani nuk ka asnjë lëndim në radhët e ekipit dhe gjithçka po shkon normalisht. Kombëtarja do të vijojë përgatitjet në Durrës deri ditën e enjte, ndërsa të premten do të udhëtojë drejt Hungarisë ku më 9 tetor do të luajë sfidën vendimtare për Grupin I të eliminatoreve të Botërorit.

Shqipëria ka dy ndeshje tejet të rëndësishme gjatë këtij muaji. Më 9 tetor udhëtojnë për duel ndaj Hungarisë, ndërsa më 12 tetor presin Poloninë. Në rast se kuqezinjtë arrijnë fitore në këto dy ndeshje, gjasat për arritjen e PlayOffit për Kampionatin Botëror “Katar 2022” do të jenë tejet të larta për kombëtaren shqiptare.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror