Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI - YLLI

Traylor e Jones fenomenal, Rahoveci ndërpren serinë e Yllit

FOTO / Rahoveci

Traylor e Jones fenomenal, Rahoveci ndërpren serinë e Yllit


9 January, 2021 @19:00

Skuadra e Rahovecit e mposhti Yllin edhe në ndeshjen e dytë të sezonit.

Vreshtarët triumfuan ndaj Yllit me rezultat 92-86.

Isaiah Traylor në këtë ndeshje shkëlqeu me 32 pikë e 10 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Marvin Jones me 31 pikë e 5 kërcime.

Te Ylli u dalluan Codi John me 17 pikë e 5 asistime, Dematris Morant me 16 pikë e 21 kërcime dhe Samir Zekiqi me 16 pikë të tjera.

Rahoveci sivjet e mposhti Yllin në 2 ndeshjet e zhvilluara, derisa kjo ishte humbja e parë e Yllit me trajnerin Fatih Gezer.

TABELA AKTUALE

Rahoveci pjesën e parë të stinorin e mbylli si lider me 11 fitore e 3 humbje, kurse Ylli me 8 fitore e 6 humbje.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga