Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI - TREPÇA

Trepça 3 në 3, kalon lehtë edhe Rahovecin

Pamje nga dueli i sontëm në "Mizahir Isma" / Foto: KBRahoveci/fb

Trepça 3 në 3, kalon lehtë edhe Rahovecin


23 September, 2022 @20:40

Trepça ia ka shkaktuar humbjen më të thellë sezonale Rahovecit, ndërsa gjithashtu ka ndalë vreshtarët në një ndeshje me më së paku pikë të shënuara.

Mitrovicasit kanë filluar furishëm ndeshjen për të treguar cilësinë duke nisur me 0-11, ndërsa më pas vetëm kanë shtuar epërsinë, pos çerekut të fundit, për të fituar në fund 80-87 [14-26, 18-25, 27-26, 21-10].

Edhe pse vreshtarët në disa raste kapnin seri të mirë, ekipi i Ljubomir Minchev me cilësinë që e ka ftofte gjithçka për të vazhduar dominimin dhe ngritjen e epërsisë, pos 10-minutëshit të fundit.

Në çerekun e fundit, Rahoveci paksa zbuti epërsinë e mitrovicasve, por jo sa për të rrezikuar fitoren e tyre.

TABELA AKTUALE

Drilon Hajrizi me double-double prej 18 pikëve dhe 10 kërcimeve ka qenë më efikasi te Trepça, ndërsa pesë lojtarë të mitrovicasve kanë kryer ndeshjen me pikë dyshifrore.

Mikaile Tmusic ka shutuar 5/9 për tri pikë, ndërsa ka shënuar 15 pikë, njëjtë sikurse edhe Adam Grant.

Te Rahoveci Chris Seeley bëri double-double me 19 pikë e 10 kërcime, ndërsa 17 të tjera shënoi Musab Mala, që bëri edhe 5 asistime. Ndërsa më efikasi te vreshtarët, por edhe në lojë ka qenë Devin Johnson me 20 të shënuara.

Pas kësaj ndeshjeje Trepça vazhdon me fitore, duke e bërë bilancin 3-0, ndërsa Rahoveci pëson për herë të dytë me radhë, për të bërë bilancin 1-2.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga