PP: TREPÇA - PRIZRENI

Trepça dominon në pjesë të parë
11 September, 2022 @19:48
Dominim i plotë i Trepçës ndaj Ponte Prizrenit në pjesë të parë të ndeshjes, pasi që pas çerekut të parë të mirë, në të dytin ekipi i Ljubomir Minchevit ka vazhduar edhe më mirë, duke e kaluar këtë periudhë loje 28-11 për rezultatin e përgjithshëm, 57-28.
Erjon Kastrati me 13 pikë është koshashënuesi më i mirë te mitrovicasit momentalisht, ndërsa te Prizreni Wayne Arnold ka shënuar 8 pikë!
Raporti i plotë i ndeshjes, pas përfundimit të saj.