INFORMATORI NR 5 I SUPERLIGËS
Trepça e Bashkimi 300, Rahoveci 600 euro dënim
24 October, 2018 @15:19
Duelet e fundjavës së shkuar kanë sjellë dënime të majme për ekipet dhe akterët e tyre, ka bërë të ditur Informatori Nr 5 i Superligës.
Kështu, Trepçën është shkruar dënimi me 300 euro sipas Nenit 50.3 të PG-së (50.3. përjashtim i trajnerit, ndihmëstrajnerit ose personave zyrtar ose dy GT).
Për Rahovecin janë shqiptuar 600 euro dënim, prej të cilave 300 për bankën e ekipit (Neni 50.3) dhe 300 euro tjera për hudhje të gjësendeve në fushë (Neni 49.3).
Të njejtin dënim (50.3) e ka marrë edhe Bashkimi.
Xhiroja e pestë, deri tash është xhiroja e dytë me dënime më të larta, pas asaj që iu shqiptua Yllit për ndeshje me Rahovecin, ku në total shuma e dënimeve për klubin nga Suhareka pat kaluar 2 mijë eurot.