KRUNOSLAV KRAJNOVIC
Problemi ështe te ne
24 October, 2018 @9:40
Trajneri i Bashkimit të Prizrenit, Krunoslav Krajnovic, në deklaratën e tij të fundit, pas humbjes nga Teuta në kuadër të BIBL ka thënë se problemi është te ekipi i tij.
“Problemi është te ne. Nëse do të ishim më agresiv, rezultati do të ishte krejt tjetër. Kur luajmë individualisht dhe mbrojtje jo të mirë, nuk mund të presim që rezultati të jetë i mirë. Shpresoja në fitore këtu, por nuk mund të ndodhte me këtë lojë,” ka thënë Krajnovic pas ndeshjes, shkruan faqja zyrtare e BIBL sot.
“Ne luajtëm zonë jo të mirë në pjesë të parë. Ishim tepër statik, bëmë gabime dhe këtë nuk e përdora në pjesë të dytë. Loja më e mirë do të vjen në javët e ardhshme,” ka përfunduar kroati.
Bashkimi ka pësuar mbrëmë edhe humbjen e dytë në dy ndeshjet e para të BIBL 2018/19. Pas Beroes, edhe Teuta ka fituar lehtë ndaj prizrenasve, që janë nënkampionë akutal të kësaj gare.
Dueli i radhës për Bashkimin në BIBL është më 6 nëntor, ku portokallezinjtë presin Akademik Bultexin në Sezai Surroi.