VËLLAZNIMI - KERASAN
Koshi 33p, Vëllaznimi pa probleme ndaj Kerasanit
22 October, 2018 @21:48
Basketbollisti i ri i Vëllaznimit, Atik Koshi, ka pasur performancë të shkëlqyer në përballjen ku ekipi i tij mposhti Kerasan Prishtinën thellë, 123-66.
Kjo ka qenë fitorja e dytë e Vëllaznimit në dy përballjet e para të stinorit dhe ekipi i drejtuar nga Shkumbin Kumnova ka nisur mjaft mirë stinorin, duke mbajtur lidershipin.
Te gjakovarët 7 lojtarë kanë shënuar pikë dyshifrore. Pos Koshit me 33 pikë e 5 asistime, janë dalluar edhe Ardit Memqaj me 18 pikë e 10 kërcime, 14 ka shënuar Rron Ukaj, 12 Dardan Brovina, ndërsa nga 11 Robert Claypool, Driton Rraci dhe Erion Qarkagjija.
Drita e vetme e Kerasanit ka qenë Donat Rexhepi, që shënoi 25 pikë në këtë përballje, ndërsa nuk arriti ta ndalë humbjen e parë të ekipit të tij këtë stinor.