Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEUTA - BASHKIMI

Hysenagolli shkëlqen ndaj ish-skuadrës

Hysenagolli shkëlqen ndaj ish-skuadrës


23 October, 2018 @20:46

Skuadra e Teutës arriti ta mposht Bashkimin bindshëm me rezultat 88-64 në kuadër të Ligës Ballkanike.

Nënkampioni i Ligës Ballkanike, Bashkimi, vetëm në çerekun e parë ishte afër kundërshtarit, ndërsa më pas Teuta e kontrolloi ndeshjen deri në fund.

Endrit Hysenagolli ishte më i miri kundër ish-ekipit të tij. Ai luajti me double-double prej 22 pikë e 13 kërcime, ndërsa te Bashkimi u dallua Jordan Capps me 22 pikë e 7 kërcime.

TABELA AKTUALE

Kjo ishte fitorja e dytë e Teutës, ndërsa humbja e dytë e Bashkimit në 2 xhiro të zhvilluara deri më tani.

Në ndeshjen e xhiros së tretë, Bashkimi e pret në Prizren Akademik Bulltexin, ndërsa Teuta udhëton në Maqedoni për tu përballur me Kozuvin.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League