DUELI I RADHËS
Bashkimi në bregdet kërkon fitoren e parë
23 October, 2018 @11:38
Skuadra nënkampione e ligës ballkanike dhe kampione aktuale e Kosovës, Bashkimi, sonte është mysafire e Teutës së Durrësit.
Në përballjen që nis prej orës 19:00 portokallezinjtë do të kërkojnë fitoren e parë të stinorit në BIBL, pas humbjes në duelin e parë në shtëpi ndaj Beroes.
Bashkimi nuk do të ketë në dispozicion të lënduarin Elvan Iljazi, që pësoi një lëndim në këmbë në përballje ndaj Beroes.
Teuta në anën tjetër ka në ekip ish-lojtarin e Bashkimit, Endrit Hysenagolli, që njeh mirë skuadrën prizrenase.
Ndeshja do të referohet nga treshja: Vladan Sundic, Milosav Kaludjerovic dhe Rados Savovic.